Saturday, April 25, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Parashqevia ndan mesazhin prekës për të birin në 59-vjetorin e lindjes së saj: Edhe pse je larg, zemra ime rreh me ty!

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku feston sot 59-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë speciale për të, ka qenë ajo vetë që ka bërë të ditur lajmin, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Por megjithatë asaj i mungon djali i saj, Luke.

“Çdo nënë, kur zgjohet në mëngjesin e ditëlindjes së saj, ëndërron që fëmija ta përqafojë dhe t’i thotë: “Gëzuar ditëlindjen, nëna ime!”.- ka shkruar ajo ndë rreshta.

“Sot, në ditëlindjen time të 59-të, zemra ime është e mbushur me mall për ty.

Sa shumë do të doja ta dëgjoja këtë nga ty…

Por e di që ti as nuk e di kur është ditëlindja ime, dhe kjo më dhemb thellë.

Megjithatë, zemra ime rreh gjithmonë me ty – ashtu si atëherë kur ishe në barkun tim, edhe sot, në çdo frymë të jetës sime.

Edhe pse jemi larg, ti je gjithmonë pjesë e imja – drita dhe shpresa ime.

Të dua pafund, Luke!”, shkruan Simaku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles