Sunday, April 26, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Humbi bashkëshortin në aksident, reagon gazetarja: Plaga në shpirtin tim nuk do të shërohet kurrë!

Sindi Salaj, gazetarja që humbi bashkëshortin në një aksident të rëndë që ndodhi natën e të dielës në Berat, ka reaguar mes dhimbjes së pamatë për ikjen e Ornelit 29 vjeçar. Ajo thotë se plaga në shpirt nuk do t’i shërohet kurrë, por do të jetojë për vajzën e tyre.

“Zoti ishte xheloz sa shumë të doja unë, ndaj të mori pranë vetes. Thonë se koha shëron plagët, por s’besoj se ka kohë që mund të shërojë plagën e shpirtit tim. Do takohemi sërish një ditë drita ime. Deri atëherë, na mbro nga lart.

Unë do mësoj të jetoj me dhimbjen, por mbi të gjitha do të jetoj me kujtimet e bukura që më le ti. Për ty. Për Aivin”shkruan Sindi Salaj, teksa ndan një fotografi të veçantë me bashkëshortin dhe vajzën e tyre të mitur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles