Saturday, April 18, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

“Donte të më martonte babi, vendosa të vija në Tiranë”, historia prekëse e konkurrentes në “She’s on top”

Artenisa Bardhi, njëra prej konkurrenteve të She’s On Top rrëfeu historinë e saj prekëse.

Ajo tregoi për publikun se është rritur në fshatin Sin të Dibrës dhe babai nuk ishte dakord që të vijonte universitetin në Tiranë.

“Artenisa Bardhi, vij nga Dibra, nga fshati Sin, jam 23 vjeç dhe për 20 vite kam jetuar në Sin. Kur isha në periudhën e gjimnazit e kisha shkollën 1 orë larg dhe e bëja çdo ditë në këmbë, në diell, në shi, në dëborë, por unë sakrifikoja dhe shkoja çdo ditë, doja të bëhesha dikushi në jetë.

Vijova jetën në fshat, bëja gjërat që doja më shumë, sfiloja gjithë ditën, gjithmonë më kishte pëlqyer moda. Pasi gjeta punën në Tiranë u thash prindërve për vendimin që mora. Mami s’më mbajti mëri, kurse babi u mërzit pak me mua, nuk më foli, nuk më shkruante gati 6 muaj”, tha konkurrentja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles