Një nga pjesëmarrjet më të veçanta dhe domethënëse në edicionin e sivjetshëm të Beauty Fair Albania ishte klinika logopede “Kur do flas”, e cila solli në panair një dimension të ri të konceptit “kujdes për veten” – kujdesin për të folurin, komunikimin dhe zhvillimin personal.
Në një panair që tradicionalisht mbledh rreth vetes markat më të njohura të estetikës, mirëqenies dhe bukurisë, klinika “Kur do flas” me SLP Anita Feratin doli në pah si një shembull se si shëndeti funksional është po aq i rëndësishëm sa pamja e jashtme. Me një staf profesional dhe përvojë të gjatë në fushën e logopedisë, klinika prezantoi shërbimet e saj për të rritur dhe fëmijë, duke ofruar edhe këshillime falas gjatë ditëve të panairit.
Vizitorët patën mundësinë të informohen rreth:
- Terapive për çrregullime në të folur dhe shqiptim
- Ndihmës për vonesat në të folur tek fëmijët
- Stërvitjeve për zërin dhe artikulimin
- Kujdesit pas operacioneve që ndikojnë të folurin
Pjesëmarrja e klinikes logopede “Kur do flas”, në Beauty Fair Albania është një dëshmi se koncepti i bukurisë dhe mirëqenies po zgjerohet, përfshirë aspekte që shpesh mbeten në hije, por që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës dhe vetëbesimin




