Thursday, April 16, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

Shkolla Nobel në Beauty Fair Albania 2025/ Kur të rinjtë sjellin dije, pasion dhe produkte me vlerë

Një nga risitë më frymëzuese të edicionit të sivjetshëm të Beauty Fair Albania është pjesëmarrja e Shkollës Nobel, një institucion që prej vitesh investon në formimin cilësor të brezit të ri. Këtë vit, Nobel sjell në panair një stendë të veçantë dhe interaktive, e cila ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve dhe profesionistëve të fushës.

Në qendër të vëmendjes janë produktet e krijuara nga vetë nxënësit e degëve biologji-kimi, të cilët kanë përgatitur një gamë interesante dhe origjinale që përfshin artikuj të kujdesit për veten, përbërje natyrale dhe formulime që pasqyrojnë njohuritë e fituara në shkollë, të kombinuara me kreativitetin e tyre.

Kjo pjesëmarrje nuk është vetëm një ekspozim – është një dëshmi e vërtetë se edukimi cilësor dhe besimi ndaj të rinjve sjell fryte konkrete.

Për Beauty Fair Albania, është thelbësore që të rinjtë të kenë një vend në skenën e zhvillimit dhe inovacionit, dhe Shkolla Nobel është shembulli ideal se si mund të ndërtohet ura midis dijes akademike dhe aplikimit praktik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles