Nëse ka një emër që duhet të marrë përsipër organizimin e eventeve dhe ceremonive tuaja më të rëndësishme, ajo është DELICE.
Kompania e themeluar nga Endri Plaku është rikthyer tashmë në një nga kompanitë më prestigjoze në treg, e cila ka arritur të kthehet në një emër të përveçëm.
Dasmat, ditëlindjet, eventet e tjera familjare apo profesionale kane nevojë jo vetëm për një koncept dinjitoz, por edhe për ekzekutim profesional, në kohë edhe me kostot minimale duke e kthyer gëzimin tuaj në lumturi dhe jo në stres.
Një detaj që e veçon DELICE nga organizuesit e tjerë të eventeve janë lulet natyrale, të cilat e çojnë “aurën” e organizimit tuaj në 1000… dhe nuk po e ekzagjerojmë.
DELICE mund ta gjeni në Pallatin e Kongreseve në datat 23, 24 dhe 25 maj në stendën e saj unike.





