Panairi i vetëm dhe më i madh i bukurisë në vend, Beauty Fair ka çelur siparin ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve.
Në gamën e gjerë të bizneseve dhe stendave, të dedikuara të bukurës dhe kujdesit për veten, mund të gjeni të gjithë fashën e produkteve nga gjigandi Erreelle.
Erreelle ka një histori prej më shumë se 30 vitesh në fushën e komzmetologjisë dhe produkteve italiane të bukurisë.
Në stendat e Erreelle mund të gjeni një sërë linjash:
– Glamour: të prodhuara në Itali, produktet e Glamour i japin atë ç’ka i mungon flokëve tuaj.
– Enjoy: ju sjell një sërëe produktesh që nga maskat deri të bojërat pa amoniak, të cilat i japin flokëve tuaj një reflektim shumë të mirë së ç’e kishit imagjinuar, por jo vetëm. Produktet e Enjoy përmirësojnë reflektimet e ngjyrave, vijave apo pikave kryesore. Përmbajnë ekstraktë kundër plakjes, me lulen e Lotusit dhe ekstrakte Baobab të pasura me vitamine antioksiduese, ushqyese dhe elastikë.
– Prestige: Markë ekskluzive italiane e dedikuar e gjitha e dedikuar flokëve dhe linjave të ndryshme të ngjyrave duke ofruar edhe zbardhues, oksidantë shamposh, trajtime specifike dhe kombinime trajtimesh,
– Botanicolor: Produkti i shkëlqyer, i cili garanton performancë dhe në të njejtën kohë mbron dhe riparon fibrën e flokëve.
Këto dhe shumë të tjera mund t’i zbuloni në stendën e Erreelle, në Pallatin e Kongreseve në datat 23/24/25 Maj.





