Edhe pse vitet e fundit është zbehur disi “roli i tyre” në pasarelat e modës, atletet e famshme pas të cilave ne marroseshim dikur janë rikthyer! Janë 9 lloje të atleteve që jemi të sigurt që do ju pëlqejnë dhe po… mund të na bëjnë kaq nostalgjikë! 😭
Bekett
Duajini ose urrejini, atletet e Isabel Marant’s Bekett mbeten stil në çdo kohë. U veshën më së shumti gjatë vitit 2010, me rehatinë dhe bukurinë e pamohueshme, ato rikthehen sërish dhe ne jemi mëse gati!

Ramones
Atletet Ramones nga Rick Owens janë padyshim ikonike! Më në fund janë rikthyer dhe ne shpresojmë t’i gjejmë sa më kollaj nëpër dyqane apo online…

Pumat e zeza
Atletet Puma “Black Suede” meritojnë vendin e tyre në këtë listë. Për herë të parë u panë veshur në vitin 1968 gjatë Lojërave Olimpike në Meksikë. Edhe në vitet ’80, u kthyen në simbol të hip-hop. Sot, janë një zgjedhje stil absolute.

Adidas Samba
Vitet e fundit, Adidas Samba gjenden kudo! Atletja ikonike e viteve 1950, e dizenjuar në atë kohë për futbollistët gjermanë, është kthyer në një pjesë të rëndësishme të veshjes tonë në përditshmëri.

Të preferuarat!! Converse All-Star
Atletet e Chuck Taylor, që fillimisht u prodhuan si të përshtatshme për lojën e basketbollit, u bënë mjaft popullore në 1920-ën. 100 vite më vonë, mbetet kaq unike dhe e dashur për të gjithë. Edhe pse e kemi parë në versione e ngjyra të ndryshme, modeli i thjeshtë bardh e zi “nuk mposhtet dot”. E mbani mend sa bukur shkonin me xhinset e ngushta?! Çfarë nostalgjie!

Miu Miu-New Balance
Bashkëpunimi mes Miu Miu dhe New Balance vitin e shkuar ka sjellë trendin kaq elegant të atleteve, dizajn që jo vetëm tërheq vëmendjen, por është specifik! (I përzgjodhëm në listë sepse janë model “vintage” i atleteve)

Air Jordan, Nike
Kush nuk i pëlqen Air Jordan të Nike?! Janë një fenomen në fushën e modës, krejtësisht revolucionare në këtë industri. “Bumin” e tyre e patën mes viteve 1980-1990.

New Balance 576
Këto atlete janë për këdo! Që nga gjyshja 80 vjeçare e deri te fëmijët…Për herë të parë u prezantuan në vitin 1988 dhe koha nuk e zbehu bukurinë e rëndësinë e tyre.






