Një veprim i papritur nga Gjesti ka shkaktuar reagime të shumta.
Gjithçka ndodhi gjatë një momenti në kabinën e dushit, ku Gjesti dhe Egli Tako po bisedonin.
Në një çast, teksa Egli e zgjati kokën drejt tij, këngëtari e pështyu, një veprim që ka ngjallur neveri dhe indinjatë tek publiku.
Ky moment nuk i shpëtoi syrit të fansave të vëmendshëm të spektaklit, të cilët reaguan menjëherë në rrjetet sociale.
Pavarësisht se nuk dihet saktësisht çfarë po diskutonin dy banorët dhe çfarë e nxiti Gjestin të kryente këtë veprim kundrejt Eglit.
Pamjet e regjistruara kanë bërë xhiron e rrjetit, duke shkaktuar debat dhe kritika të ashpra.





