Aktorja dhe këngëtarja amerikane, Jessica Simpson, ka zbuluar një aspekt të çuditshëm të dietës së saj, ndërsa ndau sekretin për vokalin e saj fantastik: sperma e gjarprit.
Artistja postoi një video në Instagram, ku tregoi se pi “spermë gjarpri” me rekomandimin e trajnerit të saj vokal.
Videoja tregoi Simpson duke pirë pijen bimore kineze ndërsa i shpjegonte qëllimin e veprimit të saj grupit të hutuar të asistentëve.





