Tuesday, April 28, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Eni Koçi realizon kërcimin viral bashkë me vjehrrën: Më e mira në botë

Trend i famshëm i TikTok  “Anxiety”, duket se ka bërë bashkë Eni Koçin dhe vjehrrën e saj, të cilat kanë publikuar në rrjetet sociale versionin e tyre.

Me anë të një postimi në Instagram, këngëtarja e njohur ka publikuar videon humoristike ku ajo dhe mamaja e bashkëshortit të saj, Genc Prevlukaj, shfaqen duke kërcyer.

Në mbishkrimin që shoqëron postimin, Eni është shprehur se ka vjehrrën më të mirë në botë teksa shkruan: “Nëse mendon që Big Brother po të vëzhgon, prit sa të njohësh vjehrrën time. Përtej shakasë, unë kam vjehrrën më të mirë në botë.”

Të shumta ishin komentet që komplimentonin marrëdhënien e tyre, po ashtu nuk mund të mungonte edhe një reagim i Gencit, i cili ka lënë poshtë videos së tyre disa figura duke qeshur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles