Egli dhe Gjesti kanë debatuar komentet që këngëtarja ka dëgjuar jashtë shtëpisë, gjatë qëndrimit të saj të përkohshëm larg reality show-t.
Gjatë bisedës, ajo i tha reperit: “Ti nuk e ke idenë se sa njerëz jashtë nga kjo marrëdhënie kanë interpretuar që ne të dy, jashtë, do të martoheni”.
Megjithatë, qëndrimet e dy protagonistëve duket se nuk përputhen, pasi Gjesti ka reaguar me skepticizëm ndaj komenteve të Eglit, duke bërë që biseda të tensionohet edhe më tej.
Që nga rikthimi i saj në shtëpi, ish-çifti ka pasur disa debate të vazhdueshme, duke treguar se marrëdhënia e tyre vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara brenda dhe jashtë shtëpisë së BBVA 4.



