Sunday, April 26, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Në ring me agjërim/ Boksieri shqiptar: Nuk e kam ndërprerë as kur kam patur ndeshje!

Boksieri i njohur Nelson Hysa tregoi së fundmi në një intervistë se prej më shumë se 20 vitesh ai agjëron dhe se nuk e ka ndërprerë edhe kur ka patur ndeshje.

“Kam mbi 20 vite që mbaj Ramazan dhe nuk e kam prishur asnjëherë, as kur kam ndeshje, kështu ndodhi edhe ndeshjen e fundit në gjermani na u desh të çelnim iftar e më pas të ngjitesha në ring ku fitova dhe arrita nivelin 21 ndeshje, 21 fitore”, u shpreh Hysa.

“Nuk jemi në ato nivelet shumë të larta të stërvitjes por shyqyr Zotit ka shkuar gjithçka mire siç e shef edhe vetë ritme të larta edhe pse jemi para iftarit, trajnerët nuk na tolerojnë fare. Nuk kemi volume të mëdha, por intensiteti është i njëjtë”, shtoi boksieri.

Nelson Hysa është kampioni i vetëm i Europës dhe që e ka ruajtur ende kurorën, por cili është synim i tij i ardhshëm?

“Kam nja dy oferta shumë të mira brenda 15-tshes së botës ku unë jam, pasi renditem I 12-ti. Një nga ofertat q kam tani është për një titull shumë të madh, një shkallë poshtë titullit botëror. Nëse e marrim këtë ndeshje dhe arrijmë ta fitojmë, do të jem kandidati numër 1 për të sfiduar kampionin e botës”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles