Producentja e ’’Big Brother VIP Kosova 3’’, Olsa Muhameti ka folur rreth ish-banorit të asaj shtëpie, Gjestin. Teksa ishte e ftuar në ‘Natën me Aulonën’, ajo u shpreh se Gjesti nuk mund ta fitojë ‘BBVA’ për disa arsye.
“Top-it i ka rënë një gjysmë bombe në dorë. Nëse do isha unë në produksion dhe do më kishte rënë Gjesti kështu, unë do e nxirrja Gjestin me doemos fitues, sepse unë kam publikun e Kosovës, sepse kam Gjestin që mund t’i kem bërë kontratë, premtuar, etj, por kupton se Gjesti s’mund ta fitojë dot “BBVA” për shumë arsye.”, tha ajo.
‘Unë e njoh shumë mirë Gjestin, nëse tjerët nuk i njoh, Gjestin e njoh, sepse e kam pasur produkt timin, ne e nxorëm dhe në këtë pikë bashkuar dhe votat, produksioni mund..unë nuk e di kë do, por Gjesti nuk ka vota. Mund të ketë një bazë fansash adoleshentësh, por edhe ata nuk janë agresivë.
Kjo është logjika që ndjek produksioni, por jam e bindur që edhe produksioni i Shqipërisë ndjek mesazhet, votimin, sepse nuk ta lejon kompania mëmë. Ai nuk të kërkon se sa mesazhe kanë ardhur, por të kërkon kodin, tek i cili nuk mundesha të hyja as unë dhe i shikon vetë. Big-u i Kosovës dhe Shqipërisë nuk mund të bëjë gjëra sipas kokës së tij, por mund të lëviz vetëm gjëra shumë të vogla.”, tha ajo.





