Prej orësh rrjetet sociale po ziejnë nga pretendimet se në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka ndodhur një ngjarje e rëndë: Vserlo dyshohet se ka puthur me forcë Loredanën.
Pavarësisht zhurmës së madhe, produksioni nuk ka publikuar asnjë pamje që konfirmon ose mohon incidentin.
Mësohet se Loredana ka “shpërthyer” në dhomën e rrëfimit, duke kërkuar me ngulm që pamjet të bëhen publike. Ndërkohë, fansat po kërkojnë transparencë dhe dënim të çdo sjelljeje të papërshtatshme brenda shtëpisë.
A do të reagojë produksioni në Prime-n e radhës? Mbetet për t’u parë nëse do të zbardhet e vërteta apo nëse kjo çështje do të mbetet mister.