Xheneta Fetahu ka shprehur mbështetje të fortë për Eglin pas situatës së vështirë që ajo po kalon pas daljes nga Big Brother VIP Albania. Xheneta theksoi se nuk është e lumtur për gjendjen e Eglit dhe për mënyrën se si ajo po ndihet, duke shtuar se si femër i vjen keq që Eglit po i shkaktohet kaq shumë dhimbje.
Në fillim, Xheneta kishte menduar se Eglit po e luante një lojë, por tani, duke parë gjendjen e saj, e kupton se është e vështirë ta kuptosh ndjesinë e dikujt nga jashtë.
Ajo gjithashtu shprehu mendimin se nuk ishte e drejtë që Gjesti ta ulte vazhdimisht Eglin gjatë gjithë kohës. Xheneta ka shprehur se:
Shpresoj që po e merr veten shumë shpejt dhe po rikthehet në jetën e saj. Nuk jam e lumtur për situatën e saj dhe se si ndihet ajo. Tek e fundit, është femër dhe më vjen keq që është kaq e lënduar. Kam menduar që ishte një lojë, por tani që shoh si po ndihet ajo, është e qartë se jashtë është më e vështirë ta dallosh ndjesinë e dikujt. Mendoj që nuk ka qenë e drejtë që ai ta ulte gjithmonë atë femër