Dy vite plot dhimbje, lot, por dhe plot suksese dedikuar atij, të atit. Kështu kanë qenë këto 24 muaj për moderatorin Ronaldo Sharka.
Përmes një postimi në “Instagram”, gazetari ka treguar se këtë 16 shkurt bëhen plot 2 vite nga ndarja nga jeta e babait të tij.
Në foton e publikuar nga Ronaldo shihet një buqetë me lule të bardha që do t’ia çojë babit të tij te varrit, teksa me fjalët që i dalën nga shpirti tregon se sa shumë i mungon.
“Unë ëndërroja të të shihja plak me thinja, të të bëja gjysh e të rrisje fëmijët e mi, e jo të bëheshe kaq shpejt për lule të bardha. Na mungon të gjithëve, 2 vite pa ty bab”, shkruan gazetari.






