E bukura e tij, nëna e dy fëmijëve të tij dhe shoqja e jetës feston ditëlindjen! E kemi fjalën për aktorin turk Tolgahan i cili ka uruar me fjalë zemre Almedën. Në këtë ditë kaq speciale ai i ka treguar vajzës që i ka rrëmbyer zemrën se sa shumë e do dhe sa me fat është që e ka pranë. Por, ky 13 shkurt nuk është veçse ditëlindja e Almedës por edhe përvjetori i dasmës së tyre. Epo dy gëzime në një ditë, e ku ka më mirë. BeautyFair Magazine i uron Almedës e qindra vite të lumtura e çifti festofshin shumë e shumë përvjetore krah njëri-tjetrit!





