Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP 3”, Heidi Baci ka zbuluar një ngjarje shqetësuese që i ka ndodhur në rrugët e Tiranës. Gjatë një bisede në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapin dhe Elona Duron, ajo tregoi për një rast alarmant ku ishte ndjerë në ankth dhe disi e rrezikuar.
Që pas pjesëmarrjes në BBVA dhe lidhjes me aktorin Romeo veshaj, heidi është vënë në qendër të lajmeve rozë pasi kureshtja e njerzve është e madhe.
Heidi përshkroi një moment kur një makinë e panjohur e ndoqi ndërsa po bënte xhiro nga Blloku.
“Ka ndodhur kjo njëherë, që më kanë ndjekur dhe kanë dalë foto se ku isha unë dhe çfarë po bëja gjatë gjithë ditës. Një person që e kam pasur mbrapa meje dhe nuk e kam idenë. Njëherë po kthehesha nga Blloku, ishte ora 7 dhe më gjëmon një makinë, unë isha duke bërë xhiro. Unë jam shumë e qetë. Ka ndodhur shpeshherë. Duhet të jemi pak më të kujdesshëm”, – përfundoi Heidi.

