PAMJE EKSKLUZIVE/ Brenda festës madhështore të ditëlindjes së Rike Roçit!

0
267

Një ndër vajzat më seksi të ekranit shqiptar është padyshim Rike Roçi. Rikthimi i saj në botën e televizionit ishte një suprizë për të gjithë, një suprizë e këndshme dhe që Rikja mirë që i “thirri trurit”. U desh Big Brother Vip që bukuroshja bionde të ishte sërish pjesë e televizionit dhe Tiranës, pasi siç e dini ajo prej vitesh jetonte në Itali.

Me qëndrimin e saj në shtëpi ajo na tregoi dhe njëherë ëmbëlsinë dhe çiltërsinë që e karakterizon. E sot, barbie seksi ka ditëlindjen e nuk kishte si të mungonte dhe një super festë.

Rike ka mbledhur mbrëmjen e sotme të gjithë njerëzit e saj të zemrës për të festuar vitet e saj të jetës. Ajo shihet teksa ka veshur një fustan me xixa që i nxjerr në pah format bombastike dhe flokët e lëshuara mbi supe. Epo, Rike përveçse të urojmë të bëhesh aq vite sa ti dëshiron, na lejo të të themi që sot shkëlqen!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here