Janë dorëzuar mbrëmjen e kësaj të mërkure dy motrat Berisha, të cilat prej muajit gusht ndodheshin në arrati pas dhunës brutale të ushtruar ndaj Klea Prengës.
Dy motrat Berisha, Antonela dhe Marinela kanë shkuar një orë më parë në Policinë e Tiranës ku dhe janë vetëdorëzuar. Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në muajin gusht në një restorant të kryeqytetit.
Klea Prenga denoncoi publikisht ngjarjen, duke publikuar foto të plagës në fytyrë dhe duke akuzuar dy motrat Berisha, të cilat u shpallën në kërkim nga policia si të përfshira në ngjarje.
Të dyja motrat, sipas policisë, në bashkëpunim me njëra-tjetrën në ambientet e një restoranti në Tiranë, kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë 24-vjeçaren

