Një nuse ”kursimtare”, Meghan Markle riveshi fustanin dhe shkëlqeu si herën e parë (FOTO)

0
142

Meghan Markle shkëlqeu teksa mori pjesë në Galanë e Spitalit të Fëmijëve 2024 në Los Angeles. Krahas mesazheve sensibilizuese që dha Dukesha duke qenë dhe vetë nënë, ajo që ra në sy ishte dhe veshja e saj. Markle zgjodhi një fustan të kuq magjepsës nga Carolina Herrera dhe siç rezulton, e kishte veshur edhe më parë.

Në vitin 2021, Meghan veshi fustanin e kuq prej mëndafshi në Freedom Gala teksa shoqërohej nga Princi Harry. Pikërisht 3 vite më parë fustani kishte një pelerinë të ngjitur në bel. Për t’i dhënë një ndjesi të re, Markle i dha jetë duke hequr pelerinën e duke lejuar siluetën dhe të çarën e këmbës të shkëlqejnë. Nuk munguan as bizhuteritë minimale dhe sandalet e kuqe.
Kjo nuk është hera e parë që Markle ka zgjedhur të riciklojë një pjesë nga garderoba e saj për tapetin e kuq dhe mund të themi se çdo herë duket po aq e bukur dhe elegante. Po ti, a bën të njëjtën gjë?!

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here