E premtja që lamë pas rezervoi një super mbrëmje për të gjithë të rinjtë e kryeqytetit që mundën të ndjekin nga afër një koncert nga Dj i njohur me famë ndërkombetare, Martin Garrix.
Me një shoë të mirëfilltë të niveleve ndërkombëtare, koncerti i cili mblodhi mijëra qytetarë, kishte përmasa gjigande dhe ofronte brenda saj gjithë shërbimet e një mbrëmjeje të këtij niveli.

Brenda koncertit ndodhej edhe stenda e Beauty Fair Albania, e cila me gurët plot ngjyra, xixat dhe makeup-in si në koncertet e “Coachella” mundësoi për vajzat në koncert, pamje dhe ‘look’ tejet tërheqëse.


