Nëse ende nuk ke bërë thonjtë me ngjyrat e vjeshtës, atëherë nuk ke çfarë pret. Asnjëherë nuk mungojnë tendencat e thonjve nga të cilat mund të merrni frymëzim dhe pikërisht, ne do ju sjellim 5 modelet që do të mbizotërojnë gjatë gjithë vjeshtës dhe dimrit bashkë.

Tortie Tips
Një trend tjetër janë dhe thonjtë me printe. Nëse për ju gjithë gjatësia e thoit në print mund të jetë ‘e lodhshme’ mund të luani me të.

Chrome Khaki
Një zhvendosje drejt toneve të dheut, thonjtë kaki janë një pamje e lezetshme e kësaj game ngjyrash duke shtuar elegancë. Për një pamje edhe më moderne ju mund t’i shtoni dhe shkëlqim kromi.

Inky Blue
Vera ishte e gjitha për manikyrët blu të ndezur, por vjeshta do të na shohë të përqafojmë një ngjyrim më të errët. Thonjtë blu të errët ofrojnë një alternativë të ftohtë dhe moderne ndaj toneve tradicionale të vjeshtës.

Deep Burgundy
Ngjyra e sezonit? Duhet të jetë burgundy. Kjo ngjyrë është pikërisht kombinimi i verës së kuqe me kumbullën e errët. Kjo është nuanca më e spikatur e vjeshtës dhe me të vërtetë funksionon në çdo rast, si në thonj, veshje dhe aksesorë.

Rich Mocha
Thonjtë ngjyrë kafe nuk janë risi. Edhe për këtë vit, thonjtë kaf, të çfarëdo gjatësie apo forme do ju sjellin vërtet ndjesinë e vjeshtës.

