Monday, May 25, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Kendall Jenner ju jep recetën e saj, se si të kujdeseni për veten çdo mëngjes!

Kendall Jenner mund të jetë një nga modelet kryesore të industrisë së modës, por edhe ajo, si shumë njerëz të tjerë, ka pranuar luftën me ankthin. 

Modelja ka zbuluar se ka kuptuar se i pëlqen koha që kalon me veten dhe dëshiron shpesh ta bëjë këtë.

Kendall ka treguar gjithashtu rutinën e saj që i ka sjellë qetësi dhe i ka ndikuar për mirë.

Më pas, ajo tregon pak a shumë se si nis mëngjesi i saj. 

#1 – 10 frymëmarrje të thella, edhe para se të shihni telefonin.

#2 – Dilni në oborr/ballkon/dritare dhe shkruani në një bllok/ditar.

#3 – Krahas të tjerave, shkruani të gjitha gjërat që mezi prisni t’i bëni sot, këtë javë apo këtë muaj.

#4 – Shprehni me fjalë dhe zë mirënjohjen për gjithë bekimet tuaja.

#5 – Qëndroni pak në diell nëse mundeni.

#6 – Pini ujë dhe/ose një çaj dhe punoni përsëri me frymëmarrjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles