Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Paula Mehmetukaj, vajza që rrëmbeu kuroren e “Miss Universe Albania 2020”.
Për Paulën, 2023 u mbyll në mënyrën më të mirë, zyrtarisht si imazh i brandit ndërkombëtar të veshjeve “Tarik Ediz”.
E pyetur nga Bieta, Paula e cilësoi këtë vit “të furishëm, duke theksuar se krahas suksesit në modeling, puna e përditshme mes të rinjve i ka falur një tjetër lloj përvoje.
“Kam dhënë dhe kam marrë shumë nga ky vit. Kam mësuar shumë, nga të gjitha projektet që më janë besuar. Kam mësuar nga implementimi i titullitt që ne kemi bërë si Kongres Rinor Kombëtar dhe patjetër fushata e madhe me “Tarik Ediz” ka lënë gjurmë në karrierën time. Mund të them që ka qenë një vit i mirë në të dyja aspektet”, u shpreh Mehmetukaj.
Sa i përket projekteve të 2024, ajo preferoi t’i lërë surprizë.





