Pse produktet “Pre-Loved” mund të jenë të shtrenjta?

0
176

Produktet “pre-loved” (të përdorura) janë të punuara me materiale rezistente që nuk u ikën kurrë koha. Kështu mbi to ndërtohet një reputacion ekselence dhe besimi. Luksi i të pasurit një produkt me kualitet maksimal nuk ka si të jetë i LIRË!
Nuk i humb kurrë vlera:
Kur produkti “pre-loved” është i kategorisë së luksit, nuk i humb vlera as pas shumë vitesh nga publikimi, edhe pse mund ta kenë zotëruar njerëz të ndryshëm. Të gjitha këto produkte mund të rivishen me të njëjtin vetbesim dhe krenari. Produkte të tilla zakonisht janë “limited edition” nga stilistët më të mirë në botë. Këtu hyjnë dhe produktet që konsiderohen si investim dhe për to paguhet shumë.
Prodhim i kufizuar:
Produktet e luksit janë prodhuar dhe krijuar me kujdes të veçantë duke përdorur materialet më të mira dhe shpesh punohen me dorë. Të gjesh defekte tek to është thuajse e pamundur!
Kjo është arsyeja pse këto produkte nuk prodhohen në sasi të mëdha, duke i rritur çmimin me kalimin e kohës, vetëm për shkak të ekskluzivitetit dhe faktit që janë unike./beautyfairalbania.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here