
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bieta Sulo ka zgjedhur të flasë publikisht për dëmin që mund t’i shkaktojnë flokëve stilistë të ndryshëm.
“F L O K Ë T
Gjysma e bukurise, keshtu thuhet e keshtu duket se eshte. Por se fundmi po vihet re nje prirje: i percellojme tonat per t’i shtuar ne menyre artificiale. Nuk kam asgje kunder atyre qe duan te kene me shume floke apo te plotesojne performancen e tyre, por kur e ke, RUAJE.
Eshte kriminale qe ka edhe nga ata/ato stiliste flokesh (edhe te famshem madje) qe e kane kthyer ne strategji pune djegien e flokeve natyrale, per ta patur serish “prene” e tyre ne sallon e per t’iu gjendur me zgjidhjen magjike: shtim flokesh.
Si perfundim? Ai/ajo ka vjele me shume para, ty te eshte shkaterruar floku yt dhe ke harxhuar “qimet e kokes”, ne te gjitha kuptimet”, ka shkruar moderatorja.
Sulo ka tërhequr gjithmonë vëmendjen për flokët e gjatë dhe të shëndetshëm që kanë marrë gjithmonë vëmendjen e audiencës./beautyfairalbania.al