Për Kylie Jenner rregullat janë shkruar për t’u thyer. Nëse deri tani keni ndjekur modelin e veshjeve të ndara për verën dhe dimrin, Kylie solli verën edhe njëherë në vjeshtë.
Jenner u shfaq në sfliatën e “Balmain”, që prezantonte koleksionin e ri të Pranverë- Verë 2023 me një fustan të shkurtër në ngjyrë bezhë, i cili të jepte idenë se ishte i punuar me dorë.
Ndonëse mbrëmjen e kaluar temperaturat arrinin në 11 gradë celcius në Paris, kjo nuk e ndaloi aspak 25- vjeçaren të vishte atë çfarë kishte përgatitur./beautyfairalbania.al

