Me një video duke përmbledhur momentet më të bukura nga ceremonia martesore, Armina Mevlani ka zgjedhur të ndajë emocionet e datës së rëndësishme me Shkëlzenin.
“Data 25 shtator ka qene nje nga datat me te shenuara te jetes sime , jo vetem per faktin se kurorezova dashurine time gati 10 vjecare me @zeni.berisha , por sepse kuptova sa shume njerez gezuan me ne si kurre ndonjehere dhe na treguan dashuri ne forma te ndryshme. Kjo dasme ishte menduar qe ne fillim si dicka qe te percjelle jo vetem dashurine tone , por te sjelli ne dukje traditat e muzikes , ushqimit dhe kercimeve Shqiptare”, ka shkruar Mevlani krah postimit.
Mevlani ka treguar gjithashtu se pas kërcimit të parë mes shumë emocionesh edhe Shkëlzeni u ndje më i lirshëm për ta shijuar gjithçka duke kërcyer gjatë gjithë kohës./beautyfairalbania.al

