Një emision i pazakontë dhe një kërkesë nga Bieta: Nuk mundet kush të bëjë “policinë morale”

0
227

Pas një debati që kaloi në ofendime në emisionin e pasdites një ditë më parë, Bieta Sulo vendosi të reagojë përmes një postimi në rrjetet sociale, duke dënuar gjuhën e përdorur në emision.

“Sot nuk ishte nje emision i zakonshem. Nje te ftuari kerkova t’i fikej mikrofoni, derisa vendosa edhe ta largoj nga emisioni.

Eshte jo thjesht e turpshme, por teresisht e patolerueshme qe goditje nen brez: fyerje personale, futje nen carcafin e krevatit te cdonjerit, lincim publik dhe perdhosje e figures publike te lejohen.

Sikunder edhe e shpreha dhe reagova ashper pergjate emisionit deri ne largim te te ftuarit, denoj cdo fyerje dhe nuk mund te pranoj qe pikerisht ne “Ftese ne 5”, emisionin qe ka shtylle te veten “mbrojtjen dhe lartesimin e dinjitetit te gruas”, te denigrohet kush mendon ndryshe.

As ne “Ftese ne 5” dhe as ne shoqerine tone nuk mundet kush te beje “policine morale”.”, ka shkruar ajo.

Përgjatë emisionit Olsi Jazexhi ofendoi disa herë Zhaklin Lekatari, deri në momentin kur Sulos iu desh ta largonte nga emisioni./beautyfairalbania.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here