Chanel ka rritur sërish çmimet e disa prej prodhimeve të saj.
Siç pati qenë lajmëruar, para disa ditësh, u vu në zbatim zyrtarisht rritja me 9% në çmimin e çantave Classic Flap bags në Europë. Kjo rritje vjen si përpjekje e markës për “harmoni globale të çmimeve”.
Në website-in German, aktualisht çmimet kanë ndryshuar si më tej:
Classic Flap Small: €7,750 – €8,450
Classic Flap Medium: €8,250 – €8,990
Classic Flap Jumbo: €8,900 – €9,700
Pritet në vazhdim që çmimet të rriten edhe 5% më shumë në lëndën e pare, pra lëkurë dhe në kategoritë që përfshihen te “ready-to-wear” dhe këpucët.
Rritje çmimesh janë konfirmuar edhe në Japoni dhe Kore, ndërsa në Angli dhe disa shtete të tjera do të lajmërohen në vazhdim.
Çanta e parë Chanel 2.55 u shit në vlerën $220 në 1955, ndërsa sot një Medium Classic Flap Bag (11.12) kushton $8,800. Rritja e çmimeve ndër vite i ka bërë çantat Chanel një investim të përkryer.
Është zyrtare! “Chanel” rrit çmimet e prodhimeve të saj





