Friday, June 12, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Stilisti i fustanit të Marilyn Monroe, kritikon Kim Kardashian: Gabim super të madh

Kim Kardashian u shfaq në tapetin e kuq të “Met Gala” e veshur me fustanin origjinal të Marilyn Monroe të vitit 1962. Por kjo zgjedhje e saj ka ndezur polemika të shumta.

Disa e përgëzuan Kardashian për idenë e shfaqjes në gala me fustanin e Marilyn Monroe, ndërsa historianë dhe stilistë të tjerë e kanë kritikuar duke dënuar veprimin.

Stilisti i modës Bob Mackie, i cili vizatoi skicën për fustanin origjinal, e ka konsideruar gabim super të madh vendimin e Kim Kardashian.

“Mendoj se ishte një gabim i madh. Marilyn ishte një perëndeshë. Një perëndeshë e çmendur, por mbetet një perëndeshë. Ajo ishte thjesht përrallore. Askush nuk pozonte si ajo. Fustani ishte bërë për të. Ishte projektuar për të. Askush tjetër nuk duhet të shihej me atë fustan”, është shprehur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles