Princeshë Diana është nga personazhet më të komentuara në botë, e cila vazhdon të përflitet edhe sot pas kaq shumë vitesh që ka ndërruar jetë.
E njohur si një ikonë mode që vazhdon të frymëzojë shumë femra, Diana në qershor të vitit 1994 u paraqit me një fustan që nuk ishte aq i përshtatshëm për një princeshë, një fustan i zi mëndafshi i ngushtë, me supet jashtë!
Por fustani që u quajt ‘’veshja e hakmarrjes’’ nuk ishte rastësishëm në trupin e saj.
Fustani i saj ikonë u bë shpejt i njohur për atë që ndodhi atë natë!

Dy gjëra ndodhën në atë natë fatale, Princesha Diana u shfaq publikisht në një festë të Vanity Fair dhe një dokumentar për Princin Charles u transmetua atë ditë, gjatë të cilit ai pranoi se ishte jobesnik ndaj saj!
Fustani është me të vërtetë një fustan hakmarrjeje sepse shumica e femrave mund të kenë qëndruar në shtëpinë e tyre nga pikëllimi apo turpi, ajo doli më mbresëlënëse se kurrë dhe e përballoi rrëfimin publik të Charles me dinjitet dhe sharm të pabesueshëm.





