Ndërkohë që në Ukrainë po zhvillohet lufta, shtëpitë e modës kanë momentin e tyre më të rëndësishëm duke prezantuar koleksionet e tyre të reja për sezonin “Vjeshtë/Dimër 2022”.
Po si është për modelet, të cilat ndërkohë që në Ukrainë ka shpërthime dhe të vrarë gjatë gjithë kohës, ato parakalojnë në pasarelë për të prezantuar koleksionet e reja të shtëpive të modës?
Modelja e njohur Bella Hadid është shprehur se ndihet shumë çuditshëm të jetë në sfilatë teksa sheh që Ukraina po shkatërrohet.
“Është tepër e çuditshme të ecim në shfaqjet e modës, veçanërisht gjatë një kohe si kjo”, është shprehur ajo.
Supermodelet Bella Hadid dhe Kaia Gerber kanë njoftuar se do dhurojnë një pjesë të fitimeve të javës së modës për të ndihmuar Ukrainën.
Hadid e bëri njoftimin në mbështetje të koleges së saj modeles Mica Argañaraz, 29 vjeç, e cila shkoi në Instagram: “Unë do të dhuroj një pjesë të fitimeve të mia të kësaj jave të modës për të ndihmuar organizatat ukrainase. Për miqtë dhe kolegët e mi modele dhe këdo që po ashtu po lufton me këtë ndjenjë, ndoshta kjo është diçka në të cilën të gjithë mund të kontribuojmë”.

Këtë deklaratë të saj e ka mbështetur edhe Bella Hadid e cili bëri të njëjtin premtim si ajo.




