Aktorja e njohur Julia Fox kohët e fundit eshte perfolur shumë për marrëdhënien me reperin Kanye West.
Por vetëm pak javë më parë, Julia i dha fund romancës disa javësh me ish-bashkëshortin e Kim Kardashian.
Ama dy ish të dashurat më të fundit të reperit, Kanye West janë veshur në mënyrë të ngjashme disa herë dhe mesa duket pëlqejnë të njëjtin stil në të veshur.
Ato kanë qenë në Javën e Modës në Milano dhe mesa duket kanë zgjedhur kostume të ngjashme për të veshur.
Të dyja janë shfaqur me latex të zi. Kim ishte veshur me pantallona dhe këmishë latex të zi dhe i kishte shoqëruar me doreza dhe syze “Prada” dhe çizme “Yeezy”.

Dy ditë më vonë me latex u shfaq edhe Julia Fox, por në ndryshim me Kim-in ajo kishte preferuar fund të gjatë latex, duke e kombinuar veshjen e saj me doreza ‘dhe çizme shkëlqyese.

Por nuk është hera e parë që ato vishen në mënyrë të ngjashme.
Disa ditë më parë ato madje zgjodhën veshje pothuajse identike: kostum portokalli. Julia Fox e kishte nga “Diesel”, ndërsa Kardashian nga “Prada”.





