Që kur bota mësoi për shtatzëninë e Rihanna-s e dinte që stili i saj s’do të ngjante me të askujt tjetër, por si gjithmonë, këngëtarja kaloi çdo pritshmëri. Që prej ditës kur zbuloi barkun e rrumbullakosur, Rihanna e ka çuar në tjetër nivel stilin e pritjes së ëmbël!
Ajo gjithmonë është e prirur që të vendosë trende të reja dhe sigurisht që këtë do e bëjë dhe kur është shtatzënë.
Rihanna po sjell trendin e barkut të zbuluar dhe të zbukuruar me aksesorë.
Mos u habisni kur ta shihni vërdallë shumë shpejt këtë stil të ri tek mamat.





