Wednesday, June 17, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Gati për surpriza? Holta Dulaku ju rezervon një të tillë!

Holta Dulaku është një emër mjaft i njohur tani kur flasim për spektaklet dhe realizimin e “reality show” që marrin vëmendjen maksimale nga teleshikuesit!

Kur themi “Dancing With The Stars”, kujtojmë se Dulaku ishte e para që e solli këtë patentë për vite radhazi, duke bërë që ndjekësit ta dashuronin atë format.

Por çfarë po “gatuan” tanimë Holta?

Ka qenë stilisti i njohur, Ardi Asllani i cili na ka treguar se diçka po përgatitet. Ai ka publikuar një foto me një peisazh fantastik, ku duket Holta dhe krah saj ka shkruar: “Seç ka në mendje kjo producentja”, ndërsa e shoqëron postimin me emoji-n që tregojnë se po flet për një fermë.

Gjithashtu në Instagram-in e Holtës është parë një foto tjetër, teksa kuptohet se ka qenë në Zvicër dhe në sfond ka përdorur muzikën e njohur të Haidi-t. 

Nuk dihet ende se çfarë po përgatit producenta e njohur; ama dimë se magjia ndodh kur Holta vendoa prekjen e saj!

Ju jeni gati për surpriza?

Edhe ne…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles