Me ardhjen e verës, shumë prej nesh mund të kenë fituar disa doza optimizmi dhe pozitiviteti duke menduar se si ditët e tyre të jenë më produktive.
Pikërisht sot në këtë ditë të hëne do ndajmë disa këshilla me ju, për të patur një javë më të organizuar dhe mos futemi në ndjesinë e së hënës blu.
1- Pastro dhe sistemo vendin tënd të punës
Kjo do t’ju bëjë që të ndiheni më të qetë dhe më të relaksuar për të punuar.
2- Fillo menjëherë shkruaj “to-do-list” e javës
Pra, gjërat e rëndësishme dhe detyrat që ju duhet të kryeni me patjetër për gjatë kësaj jave dhe vendoseni përballë kompjuterit tuaj në mënyrë që të mos i harroni.
3- Kontrollo e-malin dhe pastroni e-mailet që mund t’ju jenë grumbulluar dhe të kryeni punë.
Reduktimi i numrit të e-maileve të padëshiruara që merrni do të zvogëlojë stresin tuaj dhe do të lirojë pak hapësirë në mendjen tuaj për gjëra më të rëndësishme!
4- Planifikoni veshjet tuaja për javën
Të paktën për 2-3 ditët e para të javës. Pse? Sepse mëngjesi juaj do të jetë më i organizuar, duke mos pasur nevojë të stresoheni se çfarë të vishni! Kur e keni veshjen tuaj gati aty duke pritur për ju, kur të zgjoheni, ky është një vendim më pak për të marrë në rast se mund të jeni në nxitim e sipër në mëngjes.
5- Duhet ta nisni ditën me disa ushtrime të vogla, ose të paktën #stretching
Shumica prej nesh punojnë në zyra duke bërë punë të lidhura me kompjuterin, dhe kjo e ngarkon aq shumë qafën dhe shpinën. Prandaj 20 minuta në ditë dedikojani disa ushtrimeve apo konkretisht #stretching dhe do të ndiheni kaq të rinovuar.
6- Kushtojini vetes suaj të paktën një orë kohë
Merrni gjatë ditës kohë për veten tuaj, vetëm për të bërë diçka që ju përmbush! Mund të jetë një podcast frymëzues, një libër dhe duke e lënë telefonin të fikur ose duke parë një episod të emisionit apo serialit tuaj të preferuar! Çfarëdo që të jetë, bëjeni atë që ju kënaq dhe ju heq stresin. Koha vetëm na ndihmon të marrim energji.
7- Dëgjoni muzikë
Dëgjimi i disa prej këngëve tuaja të preferuara do t’ju emocionojë dhe do t’ju shtyjë të keni një javë të mrekullueshme! Është gjithashtu mënyra e përsosur për ta bërë veten të lëvizë pak.
8- Ahh dhe mos harroni: rutinën e bukurisë duke mos anashkaluar asnjë hap
Mendojmë se duhet të vendosni disa rregulla strikte dhe premtime që duhet t’i mbani kur vjen puna tek kujdesi për veten. Na besoni kur t’ju themi që vetja juaj do ju falenderojë më vonë.