Këngëtarja e njohur Britney Spears kohët e fundit ka pësuar humbje peshe dhe nisur nga kjo ajo ka menduar të bëjë një ndërhyrje estetike në trup.
Ajo po mendon të bëjë një zmadhim të gjoksit.
“Është çmenduri të jetosh në Los Angeles … po mendoja të bëja një ndryshim në gjoks … gjoksi im është mjaft i vogël. Dua të them, me sytjenat e duhura është mirë, por isha kurioze çfarë do të thoshte një doktor!!! Kam humbur 7 kilogramë në 6 muajt e fundit dhe kjo është shumë për mua !!! Ata u tkurrën!!! Nuk e di se ku shkuan gjokset e mia,”- është shprehur Britney.

Rikujtojmë se Britney Spears thuhet se është duke punuar për muzikë të re.





