Rihanna dhe A$AP Rocky po përjetojnë një romancë shumë të lumtur me njëri-tjetrin dhe ata shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.
Ndërkohë që Rihanna ka vendosur standarde të reja në stilin shtatzënë, fansat kanë aluduar se ajo dhe Assap janë fejuar në fshehtësi.
Shkak u bë një unazë diamanti në gishtin e saj.

Mirëpo, këngëtarja sqaroi njëherë e mirë thashethemet teksa u ndal nga paparacët.
“Kjo unazë e vjetër? Ti bën sikur nuk e ke parë kurrë këtë unazë”, tha këngëtarja duke hedhur poshtë thashethemet se është fejuar me babain e fëmijës që po pret.





