“Dua paqe në botë”, shprehjet që shpesh miss-et thonë sot marrin më shumë vlerë se kurrë duke parë situatën se çfarë po ndodh mes Ukrainës dhe Rusisë.
Dhe si shprehje nuk po qëndron vetëm në kornizën e fjalëve të bukura e siperfaqësore, por po luftohet që të arrihet paqja e synuar.
Këtë gjë po përpiqet të bëjë ish-“Miss Grand Ukraina” Anastasiia Lenn, e cila i është bashkuar ushtrisë së vendit të saj për të luftuar forcat pushtuese ruse.

Të qenurit në fushën e betejës për të mbrojtur vendin e saj është shumë larg punës së saj, por dashuria që ajo ka për vendin e saj shkon përtej kësaj.
Anastasiia do t’i tregoj gjithë botës që gratë e Ukrainës janë të forta dhe të fuqishme dhe ato do të fitojnë.
Ajo ka paralajmëruar trupat ruse se “Të gjithë ata që kaluan kufirin ukrainas me qëllimin për të pushtuar do të vriten!”.
Anastasiia nuk është e panjohur në përdorimin e armëve, pasi ajo që prej dy vitesh stërvitej për përdorimin e armëve, megjithëse deri më tani ka gjuajtur vetëm predha plastike dhe jo plumba të vërtetë.
Ajo nuk harron të shprehë krenarinë e saj për rezistencën e deritanishme të Ukrainës.
Anastasiia na ka treguar të gjithëve se bukuria nuk përfaqëson vendin vetëm nëpërmjet konkurseve të bukurisë për të marrë titullin “Miss”, por edhe në vështirësitë më të mëdha të një vendi, siç është sot Ukraina. E bukura qëndron tek dashuria dhe respekti që ke për kombin dhe vendin tënd.




