Friday, October 30, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Nga sheshxhirimi në një histori dashurie, dy aktorët e njohur turq nuk fshihen më

Devrim Özkan dhe Deniz Can Aktaş konfirmojnë romancën, një foto ua vulos lidhjen

Aktorët e njohur turq, Devrim Özkan dhe Deniz Can Aktaş, janë kthyer në një nga çiftet më të komentuara të showbizit turk.

Pas muajsh aludimesh për një lidhje mes tyre, dyshja duket se tashmë e ka konfirmuar publikisht romancën.

Dy aktorët, të cilët janë protagonistë të serialit “Yeraltı”, u njohën pikërisht gjatë xhirimeve të tij.

Afrimiteti mes tyre nuk kaloi pa u vënë re, ndërsa gjatë verës mediat turke raportuan vazhdimisht për një lidhje të mundshme.

Madje, dyshja u komentua edhe pas paraqitjeve të përbashkëta gjatë pushimeve, ku u raportua se ishin parë duke kaluar kohë së bashku dhe duke shëtitur dorë për dore.

Megjithatë, ajo që deri më tani mbetej në kuadrin e thashethemeve duket se tashmë është kthyer në një konfirmim.

Devrim Özkan ka publikuar në Instagram disa fotografi nga momentet e fundit, ku mes tyre përfshihet edhe një imazh mjaft romantik me Deniz Can Aktaş.

Në fotografi, dy aktorët shfaqen të përqafuar pranë detit, duke mos lënë shumë vend për dyshime rreth raportit të tyre.

Vëmendje ka marrë edhe komenti i Denizit në fotografinë e publikuar nga aktorja, ku ai ka lënë një zemër të kuqe.

Pas gjithë vëmendjes dhe aludimeve të muajve të fundit, duket se dy protagonistët e “Yeraltı” kanë vendosur ta ndajnë hapur romancën e tyre me publikun.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles