Tuesday, October 27, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Po e kalojmë të tre”, Sara Gjordeni ngre alarmin për “epideminë e syve”: Mos e neglizhoni, është shumë e rëndë!

Një infeksion i syve që po qarkullon së fundmi duket se po prek një numër të madh personash. Për këtë ka ngritur alarmin edhe Sara Gjordeni e cila përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit përvojën e saj, duke treguar se po e kalon këtë infeksion së bashku me partnerin e saj, Bardhin, dhe vajzën e tyre, Nean.

Sara tregon se gjatë ditëve të fundit ka marrë mesazhe të shumta nga ndjekësit, të cilët po përballen me të njëjtin problem shëndetësor. Sipas saj, bëhet fjalë për një “grip të syve”, apo konjuktivit, që po qarkullon gjerësisht dhe që, në disa raste, shoqërohet me simptoma mjaft të rënda.

“Gjatë këtyre ditëve më keni shkruar se edhe shumë prej jush po përjetojnë një epidemi të syve. Edhe unë po e kaloj gjithashtu, bashkë me Bardhin dhe Nean”, shkruan ajo.

Më tej, Sara përshkruan simptomat e rënda që mund të shoqërojnë këtë infeksion, duke përmendur dhimbjet, djegien, ënjtjen dhe vështirësinë për të hapur sytë. Ajo tregon se, sipas përvojave që ka dëgjuar, në disa raste mund të shfaqen edhe gjakderdhje nga sytë dhe turbullim i konsiderueshëm i shikimit.

“Arrin deri edhe të të rrjedhë gjak nga sytë, të të enjtën derisa nuk i hap dot më, turbullim i shikimit deri 70-80% dhe nuk kalon pa u bërë muaji”, shkruan Sara, duke theksuar se infeksioni mund të zgjasë për një periudhë të konsiderueshme.

Në postimin e saj, ajo u bën thirrje veçanërisht prindërve që të tregojnë kujdes me fëmijët, duke këshilluar shmangien e kontakteve të panevojshme dhe të puthjeve nga persona të tjerë, për shkak të rrezikut të përhapjes së infeksionit.

“Ruajini fëmijët të mos prekin këdo ose të mos i puthë kushdo. Se keni idenë sesa persona më shkruajnë në ditë për këtë gjë”, shton ajo.

Sara e mbyll mesazhin me një apel për të mos e neglizhuar këtë problem shëndetësor, duke zbuluar se pikërisht ky infeksion është arsyeja përse po mban syze kudo që shfaqet.

“Kjo është arsyeja përse s’po i heq syzet askund”, përfundon ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles