Sunday, October 25, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Motra e Erjon Vishkullit rrëzon pretendimin e Ramës: Kurimin në Itali do ta paguajë familja dhe miqtë, jo shteti!

Motra e 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i cili u plagos rëndë në sy nga një plumb gome gjatë protestës studentore në Tiranë, ka reaguar publikisht duke përgënjeshtruar pretendimet se shteti shqiptar ka mundësuar dërgimin e tij në Itali për trajtim të specializuar.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka sqaruar se transferimi i të riut drejt Italisë është bërë falë përpjekjeve dhe mbështetjes financiare të familjarëve, miqve dhe personave që u kanë ardhur në ndihmë.

Reagimi vjen pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se kishte dhënë udhëzime për mbulimin e shpenzimeve të ndërhyrjeve mjekësore të 28-vjeçarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles