Greta Kazazi ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një moment të këndshëm nga përditshmëria e saj me partnerin, Jonin. Këtë herë, ajo ka zgjedhur ta surprizojë me një mëngjes special, duke i dhënë ditës një nisje të ëmbël.
Në foton e publikuar në Instagram, shfaqet një tavolinë e shtruar me kujdes, ku nuk mungojnë kroasantët, vaflet me çokollatë dhe një filxhan me pije të ngrohtë. Një gjest i vogël, por që përcjell dashuri dhe përkujdesje në çift.
Ishte vetë Joni ai që ndau fotografinë në Instagram, duke etiketuar Gretën dhe duke e shoqëruar me mbishkrimin humoristik: “Zgjohesh vonë dhe e gjen këtë…”.
Ndërkohë, Greta pyet se sa e meriton nga 1 në 10, duke e kthyer momentin në një shkëmbim të lezetshëm mes tyre.





