Tuesday, October 20, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Policia i shkon Stresit në lagje, reperi publikon pamjet: Latë nam!

Reperi Stresi është nën qendër të vëmendjes pas një postimi në rrjetet sociale, ku pretendon se forca të shumta policie kanë shkuar në lagjen ku ai banon. Sipas artistit, policia ka shkuar një ditë pas pjesëmarrjes së tij në protestat në Tiranë.

Përmes një postimi në InstaStory, Stresi ka publikuar pamje nga kamerat e sigurisë, ku shihen disa efektivë policie të veshur me uniforma dhe të pajisur me mjete mbrojtëse. Reperi ka shoqëruar pamjet me një mesazh të drejtpërdrejtë drejtuar efektivëve të policisë, duke pretenduar se nuk ndodhej në banesë në momentin kur ata kanë mbërritur në zonë.

“Mirëdita me këtë pamje kaq të bukur. Latë nam, po s’jam në shtëpi, s’jam budalla si ju. Mos terrorizoni lagjen kot”, ka shkruar reperi, duke iu drejtuar policëve.

Stresi në telashe? Policia i shkon në lagje, reperi publikon pamjet:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles