Elijona Binakaj ka ndarë me ndjekësit një mesazh të ndjerë, ku ka folur për vështirësitë që po kalon në lidhjen e saj me Klodin.
Në një komunikim në grupin e Instagramit, Elijona ka pranuar se jo gjithçka ka shkuar sipas planeve, duke lënë të kuptohet se çifti po përballet me një periudhë të vështirë.
“Mirëpo, disa gjëra thjesht nuk ecin gjithmonë ashtu siç i planifikojmë. Ndoshta edhe kjo ka qenë për një arsye… you never know”, ka shkruar ajo.
Më tej, Elijona ka theksuar se çdo lidhje ka problemet e veta dhe se nuk dëshiron të hyjë në një lojë ku përcaktohet se kush është viktima apo fajtori.
“Çdo lidhje i ka krisjet dhe problemet e veta. Askush nuk ka qejf me i tregu gjanat e këqija, sidomos kur bëhet fjalë për diçka kaq personale. Mirëpo, besoj që edhe ju e keni kuptu që diçka ka ndodh dhe po, është e vërtetë që po kalojmë një fazë pak më të rëndë”, ka shkruar ajo.
Duke kërkuar mirëkuptim edhe për partnerin e saj, Elijona është shprehur: “Nuk du asniherë me hy në lojën se kush është viktima apo kush është fajtor, sepse në një lidhje marrin pjesë dy persona. As Klodi ma shumë, as Eli ma shumë!”.
Në fund, ajo ka falënderuar ndjekësit për mbështetjen dhe ka shpresuar se mesazhi i saj do t’u jepte përgjigje disa pikëpyetjeve.
“Keni kuptim, sepse në fund të ditës edhe ne jemi persona të thjeshtë, njëjtë sikur ju”, ka përfunduar Elijona.




