Tuesday, September 1, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Pas Luizit, në TCH rikthehet Olta Gixhari

Atmosfera e “Big Brother VIP 2” duket se po rikthehet në Top Channel. Pas rikthimit të Luiz Ejllit në ekranin e televizionit, tashmë është radha e ish-rivales së tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Olta Gixharit.

Aktorja do të jetë një nga prezantueset e reja të “Fiks Fare”, ku do të drejtojë emisionin së bashku me Dorian Ramaliun.

Për Oltën, kjo shënon një rikthim të rëndësishëm në ekranin e Top Channel, pas eksperiencës së saj në edicionin e dytë të “Big Brother VIP”, ku rivaliteti me Luiz Ejllin u kthye në një nga boshtet kryesore të atij edicioni.

Tashmë të dy ish-banorët rikthehen në të njëjtin televizion, këtë herë me projekte të ndryshme dhe në role të reja.

Top Channel ka konfirmuar dyshen e re të “Fiks Fare”, ndërsa formati investigativ do të vazhdojë misionin e tij të denoncimit të problematikave me interes publik.

“Një sezon i ri, një dyshe e re dhe një mision që mbetet i pandryshuar”, thuhet në njoftimin e televizionit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles