Eliona Pitarka ka ndarë me ndjekësit disa momente të veçanta me vajzën e saj, e cila tashmë është gati për një tjetër etapë të rëndësishme të jetës: fillimin e parashkollorit.
Në fotot e publikuara, vogëlushja shfaqet me çantën e shkollës, ndërsa Eliona ka shoqëruar imazhet me një dedikim tepër emocionues për të bijën, duke reflektuar mbi pesë vitet e para të mëmësisë.
“Deri dje ishe bebushja jonë, sot të shohim mes nesh, gati për të nisur parashkollorin… dhe nuk e kuptojmë dot kur kaluan pesë vite”, shkruan ajo.
Më tej, Eliona rrëfen se vajza nuk ishte vetëm ajo që ata rritën, por edhe personi që i mësoi shumë për jetën dhe dashurinë.
“Ti na bëre mami dhe babi. Me ty mësuam dashurinë që nuk e kishim njohur kurrë më parë, frikën, përgjegjësinë, durimin… dhe atë lumturi që vetëm një fëmijë mund t’ia mësojë një prindi”, vijon dedikimi.
Aktorja pranon se nisja e shkollës është një moment i bukur, por edhe i vështirë emocionalisht për prindërit, pasi vogëlushja nis gradualisht të hedhë hapat e saj drejt pavarësisë.
“Ec, Galusha jonë. Rritu, mëso, ëndërro dhe bëhu gjithçka që zemra jote dëshiron. Ne do të jemi gjithmonë aty, një hap pas teje”, përfundon ajo mesazhin e ndjerë.




